TV LIVE
Nga Vendi
7 March 2022
Dehari: 7 Marsi - Dita e Mësuesit, datë historike për arsimin shqip

Dita e Arsimit shqip në komunën e Kërçovës u shënua me aktivitete të ndryshme kulturore që u organizuan në të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe të këtij rajoni.

 Kreu i komunës  Fatmir Dehari me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit  bëri homazhe te varri i pishtarit Pertef Therepeli,  në një postim në facbook Dehari ka shkruar:
"E veçanta e kësaj dite është rikujtimi i së kaluarës plot vuajtje dhe sakrificë, plot dritë, krenari dhe shpresë.
Pertef Therepeli themeluesi i arsimit shqip në trevën e Kërçovës është simbolika e flijimit për mësim në gjuhën shqipe.
Për nder të 7 Marsit nderojmë veprën e pishtarit të arsimi dhe punën fisnike të mësimdhënësve që i japin dritë dhe jetë arsimit".
Gëzuar 7 Marsin.



Të ndryshme
Më shumë