TV LIVE
Nga Vendi
9 March 2022
Regjistrohen 292 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 292 raste të reja Covid-19, nga 2.410 testimeve të bëra. Janë shëruar 303 pacientë ndërsa kanë vdekur dy pacientë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga sistemi “Termini im” janë regjistruar gjithashtu 5 persona të vdekur në periudhën prej datës 24.02. deri me 07.03.2022.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (292), janë regjistruar 45 riinfektime.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 300.398, numri i të shëruarve është 289.064, numri i të vdekurve është 9.104 dhe numri i rasteve aktive është 2.230.

 



Të ndryshme
Më shumë