TV LIVE
Nga Vendi
16 March 2022
KSI-ja propozon heqjen e maskave për nxënësit e shkollave fillore

Heqja e maskave në shkollat fillore është njëra nga tre masat që rekomandoi të mërkurën Komisioni për sëmundje infektive, shkruan Alsat.

Pas mbledhjes së ekspertëve u konstatua se mbajtja e maskave më nuk është e detyrueshme vetëm për filloristët, por mbeten për kuadrin arsimor dhe administrativ të shkollave fillore.

Protokolli i izolimit nëse ndonjë nxënës rezulton pozitiv me Covid-19, mbetet i njëjtë.

“Por, fëmijët kanë të drejtë të zgjedhin, nëse dikush do të mbaj maskë që ka në shtëpi të moshuar dhe anëtarë të familjes që do ti ruaj, nuk e kanë të ndaluar të mbajnë maska. Por, e shfuqizojmë detyrimin që do të thotë që fëmijët deri në klasën 9 nuk do të jenë të obliguar për mbajtjen e maskave nëpër shkolla”, tha Aleksandar Petliçkovski, Kryetar i KSI-së.



Të ndryshme
Më shumë