Në organizim të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temë “Kultura e integritetit – Rruga drejt suksesit në luftën kundër korrupsionit”.Përmes tryezës së rrumbullakët, Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit ka për qëllim t’i përforcojë angazhimet e institucioneve, në drejtim të vendosjes së plotë të sistemit të integritetit, implementimit të drejtë të Ligjit për mbrojtje të informatorëve dhe përmbushje të suksesshme të udhëzimit praktik për rregullat për zbulim ad-hoc dhe menaxhim me raste të konfliktit të interesit për anëtarët e Qeverisë, si pjesë e rekomandimeve nga raundi i pestë i evaluimit të Grupit të shteteve kundër korrupsionit – GREKO.
Në tryezë të rrumbullakët është paralajmëruar fjalimi i kryetares së KSHPK-së, Biljana Ivanovska, ambasadorit Dejvid Gir, kryeministrit Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministres Sllavica Gërkovska, si dhe të ekspertëve ndërkombëtarë nga kjo sferë.
Ngjarja është përgatitur në bashkëpunim të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit me Projektin IPA II “Promovimi i transparencës dhe përgjegjësisë në administratën publike”, financuar nga Bashkimi Evropian.