TV LIVE
Nga Vendi
17 March 2022
Nga sot produktet elementare ushqimore do të shiten pa TVSH

Hyri në fuqi zero TVSH-ja për ushqimet bazë. Me blerjen e një prej produkteve ushqimore, qytetarët mund ta kontrollojnë në faturën fiskale nëse TVSH-ja është zero.

Sipas vendimit të qeverisë, qytetarët nuk duhet të paguajnë TVSH për bukën e bardhë, sheqerin, miellin tip 400, vajin e lulediellit, qumështin me yndyrë 2 %, 3,2 % dhe 3,5 %, mishin, orizin dhe vezët e freskëta.

DAP
Bukë
Sheqer i bardhë
Miell tip 400
Vaj luledielli
Qumësht me yndyrë 2%, 3,2% dhe 3,5%
Mish
Oriz
Vezë

Për këto produkte ushqimore TVSH-ja më parë ishte 5%. Masa me TVSH zero – do të vlejë deri më 31 maj ndërsa Qeveria pret që me uljen të bëjë presion në rënien e çmimeve të këtyre produkteve.



Të ndryshme
Më shumë