Sot në orën 10:45, 45-vjeçaja T.Ll. nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se më 18-mars të këtij viti rreth orës 15.00, personat S.S.(44) dhe V.A. (33) të dy nga Tetova e kanë thirrur që të vijë në lokalet e Komunës së Tetovës dhe pasi ka hyrë në njërën nga zyrat i kanë thënë, gjegjësisht i kanë kërkuar pa asnjë shpjegim, që me shkrim të japë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës në shkollën e mesme të Tetovës, jo më vonë se deri më 21 mars 2022. Sipas raportit, ata i kanë thënë gjithashtu se janë autorizuar nga kryetari i komunës dhe se në emër të tij kërkojnë dorëheqjen e saj. Denocuesja T.Ll. sipas raportit, ka përmendë se që nga data 9 mars të vitit të kaluar, kur me vendim është zgjedhur në detyrën e drejtoreshës, nuk kishte marrë asnjë njoftim për ndonjë lëshim apo gabim në punën e saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit dhe do të vijojë parashtresë përkatëse. Raportoi sot policia e Tetovës. Por cka ndodhi në të vërtetë prononcohet Drejtoresha e Gjimnazit Teuta Llalla.
Ndërkaq Llalla na dëshmoj që Sadat Sulejmani është edhe në të gjitha grupet ku komunikojnë drejtorët e shkollave.
Kujtojmë që Sadat Sulejmani ka kërkuar edhe apanazh nga qeveria në periudhën pasi që Lëvizja Besa u shkëput nga koalicioni qeveritar ku Sadat Sulejmani ka qenë zëvëndës Ministër i Kulturës. Ndërkaq i njëjti është parë si në seancat e këshillit të komunës së Tetovës por edhe në cdo aktivitet tjetër të të parit të qytetit.
Gazetar : Nverij Ademi