TV LIVE
Nga Vendi
26 March 2022
PROTESTË PARA KOMUNËS SË KËRÇOVËS

Me thirrjet ”Duam qytet të pastër”, “Shekullin 21 e jetojmë në errësirë”, “Qytet pa mbeturina”, “Kërkojmë qendër për qentë endacak”, një grup qytetarësh protestuan para Komunës së Kërçovës.Thonë se kërkesat e tyre janë elementare, kërkojnë largimin e mbeturinave, zgjedhjen e problemit me qentë endacak si dhe ndriçimi publik të punojë pa ndërprerje. Kryetarit të Komunës Fatmir Dehari i kërkuan të dalë hapur dhe të tregojë sa borxh i ka EVN-së. Këshilltari i VMRO-DPMNE-së në Komunë, Llaze Jakimovski, hodhi poshtë pretendimet se kjo protestë është e iniciuar politikisht nga partia e tyre. Tha se po proteston për t’i mbështetur qytetarët dhe kërkesat e tyre.

LLAZE JAKIMOVSKI-KËSHILLTARË I VMRO-DPMNE-së

(00:13-00:38)-123512 -  “Jo, siç e patë edhe ju kjo ishte protestë me iniciativë qytetare, qytetarët e treguan të vetën në fjalimin e tyre dhe ne ishim këtu si grup këshilltarësh, premtuam dhe gjithë kohës ngritëm nisma dhe propozime dhe kërkesa, por për fat të keq shohim se injorimi i kryetarit vazhdon edhe me tej”.

Në shenjë revolte, për siç thonë, mosrealizimin e kërkesave, para godinës së komunës protestuesit hodhën disa qese me mbeturina.

 



Të ndryshme
Më shumë