TV LIVE
Nga Vendi
29 March 2022
Mektebi kopshti i Xhenetit organizon: Mirë se erdhe Ramazan, sonte në Tetovë

Mektebi kopshti i Xhenetit sonte nëpërmjet një organizimi solemn në ora 19:30 në Pallatin për kulturë në Tetovë me Kuran, ilahi monolog dhe ligjeratë nën temën Agjërimi nga aspekti i mjekësisë bashkëkohore do ti themi Ramazanit mirë se erdhe. 

Mirë se erdhe Ramazan do të sjell pranë jush Prim.Dr.Sci Ali Iljazi i cili do të ligjeroj për temën e lartëpërmendur. 

Prim.dr.sc.med. Ali F. Iljazi lindi në Gjakovë në vitin 1949. Rrjedh nga një familje me ndjenja të thella fetare e kombëtare. Nga kjo familje pati 20 hoxhallarë dhe shtatë myderrizë eminentë, që shërbyen në Medresenë e Madhe të Gjakovës afro 280 vite me radhë.

Prim.dr.sc.med. Ali F. Iljazi e kreu shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje, me sukses të shkëlqyeshëm.

Fakultetin e mjekësisë e kreu në Sarajevë në vitin 1973, me sukses të shkëlqyeshëm. Për suksesin e arritur gjatë studimeve u dekorua me “Shenjën e artë të Universitetit të Sarajevës”, si studenti më i suksesshëm dhe më i dalluar në këtë Universitet.

Specializimin në lëmin e mjekësisë interne e kreu në Sarajevë, në vitin 1979, po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm dhe mirenjo sije të veçantë.

Në vitin 1987 mori titullin e primariusit. Ndërsa në vitin 1988, në Universitetin e Novi Sadit, mbrojti titullin e doktorit të shkencave të mjekësisë.

Për herë të parë në ish-Jugosllavi dhe Evropë zbuloi testimin me karbakol si një test bronkoprovokues më sensitiv (Dose-response curve – PD100 Raw).

Është i pari në Kosovë që aplikoi testimin bronkoprovokues me pluhura organike si dhe aplikimin e metodave më bashkëkohore te ekzaminimit të traktit respirator në Kosovë dhe ish-Jugosllavi.

Deri më sot ka botuar 50 libra dhe mbi 80 punime shkencore si autor dhe bashkautor nga lëmi i mjekësisë, të botuara këto nëpër revista të ndryshme në ish-Jugosllavi, Ballkan, Gjermani, Indi dhe SHBA, si dhe të referuara në shumë kongrese e seminare të ndryshme.



Të ndryshme
Më shumë