TV LIVE
Nga Vendi
4 February 2023
U NDA NGA JETA JURISTI NGA KËRÇOVA BEGZAT ALIU

Në moshën 63 vjeçare, ka ndërruar jetë Begzat Aliu. Aliu ishte jurist i diplomuar dhe ishte i punësuar në Komunën e Kërçovës.

Lajmin për ndarjen nga jeta të juristit Begzat Aliu përmes rrjetit social „Facebook“, e ndau vëllau i të ndjerit Qamil Aliu. Në postimin e plotë të Aliut thuhet: Te nderuar familjarë, farefis e dashamirë.Sot shpirti i vëllait tim Begzat Aliu iu kthye të Madhërishmit. Neve po dhe gjithë farefisit të gjërë na u shemb një shtyllë tek e cila kishim sigurinë e plotë dhe mbështetjen e fuqishme. Zoti e lartësoftë në xhennet!

Varrimi i të ndjerit u bë sot, në varrezat e qytetit në Kërçovë



Të ndryshme
Më shumë