TV LIVE
Nga Vendi
4 February 2023
MYFTINIA E KËRÇOVËS THEMLON DREJTORIN PËR PËR SHËRBIMET E VARRIMIT NË KËRÇOVË

Në mbledhjen e mbajtur nga këshilli I myftinis së Kërçovës ju dha dritë jeshile themelimit të drejtorisë   që  do të mirret me shërbimet e varrimit. drejtora do  të fillojë me  funksionimin nga ky  vit, ku nga antarët e këshillit së bashku me myftiun Qamil Rushitin theksuan se është e nevojshme themelimi I kësaj drejtorie dhe se xhemati i kërçovës , të shërbehet në mënyrë sa më efikase dhe sa më organizuar gjatë rasteve të ceremonive mortore.

Duke marrë parasyshë edhe nevojën që deri më tani nuk ka pasur ndonjë sistemim për mirëmbajtjen e varreve dhe cdo gjë është kryer në mënyrë vullnetare, tashmë drejtoria në fjalë, do të marrrë përgjegjësi që të kryejë mirëmbajtjen dhe pastrimin e rregullt të varrezave të qytetit që janë pronë e BFI-së gjegjësisht e besimtarëve myslimanë.

E gjithë kjo, përballë një takse simbolike vjetore prej 1800 denarëve në familje, ose në kundërvlerë, 30 Euro, taksë me të cilën do të mbulohen harxhimet dhe pagat e punëtorëve që kryejnë shërbimin.

Drejtoria do të udhëhiqet nga drejtori dhe anëtarë të tjerë, të cilët do të raportojnë para këshillit të Myftinisë dhe Myftiut të Kërçovës potencoi Xhemalil Ahmeti sekretar i Myftinisë së Kërçovës



Të ndryshme
Më shumë