TV LIVE
Nga Vendi
4 February 2023
Izet Mexhiti kërkon që Artan Grubin t’a zëvendësojmë me Fatmir Deharin në Qeveri

Në vend se të jepet llogaridhënie, Mexhiti tha se organet e partisë janë të ngrira, prandaj edhe debati del jashtë saj. Ai tha se janë të hapur për ndërmjetësim mes grupit që ai drejton dhe liderit Ali Ahmeti. Si ndërmjetësues dhe zëvendë të Gurbit, ai e sheh Fatmir Deharin, kryetar i Komunës së Kërçovës.

“Shembull, ja e përmendi z. Deharin dhe ai do të jetë më i miri”, deklaron Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Me Artan Grubin, sipas Mexhiti, BDI ka humbur Pollogun në zgjedhjet e fundit lokale. Ne nuk mund të lejojmë tha ai, që nesër të humbet edhe Shkupi dhe vendbanime tjera ku BDI ka qenë forcë kryesore politike te shqiptarët. Shtoi se me Ali Ahmetin kanë komunikim dhe së fundmi kanë zhvilluar bisedë para dhjetë ditësh

.



Të ndryshme
Më shumë