TV LIVE
Nga Vendi
7 February 2023
Ilir Kurtishi: Të rinjtë duhet të kenë një aktivitet dhe background të tyre, dhe qasje interaktive ndaj artit

Televizioni Pollogu sot nga afër ka vizituar Galerinë e Arteve ne Tetovë.

Në  diskutim, me drejtorin e Galerisë Ilir Kurtishi deklaroi që interesimi per te vizituar Galerine e Arteve ne Tetove eshte mesatarisht, dhe nuk ka ndonjë fluks te madh vizitorësh, por eshte me i madh per dallim nga vitet tjera.

I pyetur për piktorët e rinj, ai shtoi se të rinjtë duhet të kenë një aktivitet dhe bekgraund të tyre, dhe qasje interaktive ndaj artit dhe trendeve bashkëkohore që zhvillohen në Botë.

Se sa e mbeshtetet Ministria e Kulturës Galerinë e Arteve në Tetovë, Kurtishi shprehet se:

Projektet i kemi të gjitha të mbështetura nga ministria e Kulturës, nuk kemi kulturë dhe traditë sponzorimi nga sipërmarësit privat apo shtetëror.

Drejtori i Galerisë së Arteve ka deklaruar që mbështetja nga Ministria e Kulturës nuk eshte e mjaftueshme, por që janë të kënaqur nga mbështetja e tyre nga viti që lam pas.



Të ndryshme
Më shumë