TV LIVE
Nga Vendi
7 February 2023
Taravari: Deri nesër përfundojnë negociatat për hyrjen e Aleancës në Qeveri

Negociatat për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në koalicionin qeveritar janë drejt fundit dhe ndoshta do të përfundojnë deri nesër, keshtu ka deklaruar kryetari i Aleances per Shqiptafret Arben Taravari.

Lidhur me negociatat, kreu i Aleances per Shqiptaret sqaroi se shumica e çështjeve janë mbyllur dhe se “shumica e punëve” janë rënë dakord.

“Shpresoj që sot apo nesër përfundimisht t’i përfundojmë përgatitjet për hyrjen eventuale në Qeveri dhe këtë zyrtarisht do ta shpallim”, tha Taravari.

Për ndarjen e posteve zyrtare dhe resoreve ministrore, kreu i Aleancës për Shqiptarët përmendi se ende është duke e diskutuar, prandaj, siç theksoi, nuk do të ishte korrekte të flitej për këtë në këtë moment.

Për këtë çështje, sipas tij, ende janë duke u zhvilluar konsultimet ndërpartiake të partnerëve të koalicionit qeveritar.

“Gjithçka do të jetë më e qartë deri nesër, por do të presim konsultimet e vazhdueshme ndërmjet grupeve të punës të partive të shumicës qeveritare”, nënvizoi Taravari.



Të ndryshme
Më shumë