TV LIVE
Nga Vendi
7 February 2023
Komuna e Tetovës i del në ndihmë  Republikës së Turqisë

Republika e Turqisë po ballafaqohet me një situatë emergjente për shkak të tërmetit që goditi disa qytete në juglindje të Turqisë.

Komuna e Tetovës dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në shenjë solidarizimi dhe mështetjeje me popullin turk në këto ditë të vështira dhe në nevojë për të gjetur dhe shpëtuar njerëzit e mbetur nën rrënoja si pasojë e tërmetit të djeshëm ka dërguar një grup zjarrfikësish të specializuar dhe të licencuar për fatkeqësi natyrore drejt Turqisë.

"Në shenjë solidarizimi dhe mbështetje , një grup prej 9 zjarfikësish të licencuar për fatkeqësi natyrore nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë sot janë janë nisur për në Juglindje të Türkiye në ndihmë të popullit turk", thonë nga Komuna e Tetovës.

Poashtu  edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka shprehur keqardhje dhe është solidarizuar me popullin turk pas tërmetit shkatërrues që goditi në pjesë të Turqisë.

 



Të ndryshme
Më shumë