TV LIVE
Nga Vendi
9 February 2023
Fakulteti Pedagogjik i UT-së e intensifikon bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Shkup

Dekani i Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, realizoi takim pune me përfaqësues të OSBE-së. Në takim ishin të pranishëm edhe Prodekania për Arsim, Prof. Dr. Besa Havziu-Ismaili dhe Prodekania për Shkencë, Doc. Dr. Teuta Ramadani-Rasimi.

Ndërkaq, nga Misioni i OSBE-së në Shkup morën pjesë, Zyrtari i Lartë i Demokratizimit Francesco Bigagli, Asistentja e Lartë e Projekteve Emilija Simonoska-Janaçkovska dhe Asistenti i Projekteve Florim Rexhepi.

Temë diskutimi ishte bashkëpunimi i Fakultetit Pedagogjik me Misionin e OSBE-së në Shkup. Në takim u diskutuan modalitete për projekte të përbashkëta lidhur me përforcimin e kapaciteteve të studentëve dhe mësimdhënësve në fushën e arsimimit të integruar.

Të theksojmë se, bashkëpunimi i Fakultetit Pedagogjik dhe Universitetit të Tetovës me Misionin e OSBE-së daton që herët dhe në këtë drejtim janë realizuar projekte të shumta.

 



Të ndryshme
Më shumë