TV LIVE
Nga Vendi
14 February 2023
Sektori publik apo ai privat i tërheq më shumë të rinjtë?

Ajo që kanë nevojë të rinjtë sigurisht që është punësimi, por kur jemi te punësimi ata preferojnë të kenë një siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në vendet e tyre të punës. Prandaj, shumica e të rinjve nuk po e preferojnë sektorin publik për arsye se sipas tyre kemi të bëjmë me një sektor pune që me fjalë të tjera është “robotizim” i punëtorëve dhe nuk ka hapësirë për avancim nga pozita ku punon. Por, sigurisht që për të gjithë të punësuarit primare është paga që ofrohet dhe sigurimi shëndetësor apo pagesa e kontributeve. Sepse, përderisa sektori publik për arsye të tjera është jo i dëshirueshëm për të rinjtë, sektori privat shumë punëtor shfrytëzon “ilegalisht” pa i regjistruar fare vetëm që të mos paguaj kontribute shtesë për të punësuarit. Nga kjo kuptohet edhe arsyeja pse të rinjtë janë të dëshpëruar dhe largohen prej vendit, sepse nuk gjejnë rehati as në publik e as në privat. Megjithatë, për ata të rinj që kanë nda mendjen të qëndrojnë në vend, më e dëshirueshme për ta është sektori privat që krijon hapësirë më të mirë në shprehjen e potencialit dhe avancimit në pozitë, shkruan Zhurnal.

 Sektori publik nuk preferohet nga të rinjtë për shumë arsye-

Sado që Qeveria përpiqet të rrit pagat për të punësuarit në administratën shtetërore, puna e shtetit nuk është më tërheqëse për të rinjtë. Sindikalistët thonë se në disa resorë më shumë se gjysma e të punësuarve janë mbi 50 vjet. Megjithëse shteti vazhdon të mbetët punëdhënësi më i madh në Maqedoninë e Veriut, nga Sindikata e SPOGJ-it thonë se sektori privat tërheqë të rinjtë, të cilët e shohin ardhmërinë për avancim.

“Sipas të dhënave që kemi nxjerr nga katalogu i Ministrisë së Administratës shohim se mbi 55% ose më tepër e të punësuarve në sektorët që ne i përfaqësojmë, drejtoritë, gjyqësorin, janë mbi 50 vjet. Të rinjtë i ikin këtyre vendeve të punës në administratë dhe gjyqësor, më së tepërmi për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të punës, për fat të keq. Ka të rinj që angazhohen në vetëqeverisje lokale, agjenci, fonde”, tha Tërpe Deanoski, Sindikata e SPOGJ-it.

Nga Agjencia kombëtare për programet e arsimit evropian thonë se, braktisja e kuadrit të kualifikuar jashtë shtetit po përpiqet të ndalet me fonde të huaja.

“Për të qenë më afër të rinjve siç është ideja e projektit, Agjencia kombëtare ju qëndron në dispozicion për të gjitha çështje. Urojmë që përmes këtij projekti ne do të promovojmë shoqëritë civile por edhe shkollat e fakultetet se kanë mundësi të financohen direkt nga Agjencia Qendrore nga Brukseli”, deklaroi Marko Gjeorgjievski, Drejtor i Agjencia Kombëtare për Programet e Arsimit Evropian.

Në konferencën e sindikalistëve morën pjesë edhe përfaqësues nga rajoni. Shumë prej tyre thanë se të njëjtat probleme janë në gjithë Ballkanin Perëndimor. Ata thonë se edhe kushtet e punës janë të rëndësishme.

“Numër i madh i hulumtimeve që kemi bërë ne tregojnë se bota e të rinjve priret nga kushtet e punës. Shumë prej tyre do të zgjidhnin edhe pagë më të ulët nëse vendet e tyre të punës janë të sigurta, të drejtat e tyre do të respektohen dhe do të mund të avancoheshin në punë dhe të rrisin autoritetin e tyre”, tha Aleksandra Knezheviq, Qendra për zhvillim të rinjve në Serbi.

Nga paga e marsit me rritjen e pagës minimale, në mënyrë automatike do të ketë rritje lineare për rreth 20 mijë të punësuar të shtetit në administratën shtetërore. Ligjërisht, kjo rritje prej 2,500 denarëve duhet të ndiqet edhe nga institucionet e tjera shtetërore me harmonizimin me pagat tjera. Duke marrë për bazë pagën minimale, sipas ligjit përkatës brenda 6 muajve rritje pritet dhe në sektorin privat./Alsat.mk

Të mbarosh arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut nuk do të thotë të gjesh patjetër një vend të sigurt pune. Kompanitë private shihen si një nga gjeneruesit kryesor të vendeve të punës mes të rinjve. Kjo, pasi sipas tyre, ofrojnë më shumë mundësi, veçanërisht për ato pozicione pune që nuk kanë nevojë për kualifikime dhe kriteret e pranimit janë më të buta. Për dallim prej konkurseve për punë në sektorin publik kur për një të ri nuk logjikojnë edhe nëse kërkojnë përvojë 10 vjeçare të punës.

Papunësia mbetet problem për Maqedoninë e Veriut, dhe veçanërisht për të rinjtë, prandaj edhe pikërisht janë kjo kategoria e qytetarëve që në masë të madhe po largohen nga vendi. Vlen të theksohet se papunësia është vetëm një nga shumë shkaqet tjera që i nxisin të rinjtë sa më parë të braktisin vendin e tyre.

Të jesh i punësuar në sektorin publik do të thotë të jesh anëtar apo militant i ndonjërës parti politike, pra me fjalë të tjera politika ka “privatizuar” vendet publike të cilat paguhen me para të qytetarëve. Kjo është absurditet në vete. Prandaj, në sektorin privat në shprehje të parë vjen kualifikimi dhe jo intervenimi, dhe të krijohet hapësira për progres po që pate interes. Kjo gjë nuk ndodhë në sektorin publik, madje është dëshmuar e kundërta që në administratën publike kanë qenë të punësuar edhe ato që nuk kanë shkuar kurrë në punë, kanë marrë vetëm pagat dhe nuk i kanë ditur vendet e punës, dhe me këtë sistem funksionimi regresi është i garantuar dhe progresi i harruar. /Zhurnal.mk



Të ndryshme
Më shumë