TV LIVE
Nga Vendi
14 February 2023
MYFTINIA E KËRÇOVËS GRUMBULLOI MBI 20 MIJË EURO PËR FAMILJET E VIKTIMAVE DHE TË LËNDUARËVE NGA TËRMETI NË TURQI DHE SIRI

 Në aksionin e organizuar ditën e premte nëpër Xhamitë e territorit të Myftinisë së Kërçovës janë grumbulluar 20.918 euro. 

Në një njoftim nga Myftinia e Kërçovës thuhet:

Të çmuar besimtarë,

Myftinia e Kërçovës në mënyrë tejet modeste, bashkë me imamët, këshillat e Xhamive dhe besimtarëve në përgjithësi, pas rastit të tragjedisë së madhe të Tërmetit në Turqi dhe Siri, hapi aksion nëpër Xhamitë e territorit të Myftinisë dhe pranoi ndihma në zyrat e saj, të cilat nëpërmjet Rijasetit të BFI-së, do të dorëzohen në Institucionet e vendeve të prekura.

E gjithë kjo, në kuadër të nismës humanitare "...edhe Kërçova është me ju...!

Ju paraqesim tabelën donacioneve të pranuara, duke e lutur Allahun Fuqiplotë të pranojë nga të gjithë ju kontributin tuaj!



Të ndryshme
Më shumë