Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruat
U bënë 5 vite pa mikun, bashkëveprimtarin tim të veprimit politik, Abdilaqim Ademin.
Sot në vendprehjen e tij në Shemshovë evokuam bashkë me familjarët, miqtë dhe bashkëveprimtarët e tij kujtimet mbi ato vite të jetës që i kaluam bashkë me të, kontributin e jashtëzakonshëm të tij në proceset përparimtare të vendit.
Abdilaqimi për ne mbetet shembulli i fisnikërisë, sinqeritetit dhe punës së palodhur në shërbim të së mirës së përgjitshme!
Qoftë i paharruar kujtimi për të!