TV LIVE
Nga Vendi
16 February 2023
ShA ESM (CEMV) NËNSHKROI MARRËVESHJE PËR NDARJE TË BURSAVE ME 5 STUDENTË NGA UNIVERSITETI I TETOVËS

ShA ESM (CEMV) vazhdon traditën e mbështetjes së studentëve më të mirë, duke ndarë 5 bursa të reja për studentët e Universitetit të Tetovës.
Drejtori gjeneral i ShA ESM, Mr. Vasko Kovaçevski, pas nënshkrimit të marrëveshjeve për ndarje të bursave, tha se shpreson që bursistët pas përfundimit të studimeve do të bëhen pjesë e ShA ESM.

“Është një mbështetje financiare nga kompania jonë për të inkurajuar studentët të bëjnë përpjekje maksimale dhe të marrin njohuri që do të hapin perspektiva më të mira pune për ta. Mbështetja jonë është dëshmi se sistemi, shteti kujdeset për të rinjtë dhe investon tek të rinjtë që ata të qëndrojnë këtu. ShA ESM (CEMV), me mbështetjen e kuadrove të reja dhe cilësore, kontribuon në zhvillimin e sektorit energjetik”- deklaroi drejtori Kovaçevski

“Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke rritur numrin e bursistave si dhe vlerën e bursave, me qëllim të nxitjes dhe stimulimit të studentëve për arritje dhe suksese edhe më të mëdha, si dhe ngritjes së tyre në nivelet akademike”, tha Zv. drejtori gjeneral i ShA ESM, Prof.Dr.Imer Zenku. Gjithashtu, Zv. drejtori shprehu gatishmëri dhe angazhim për thellim të bashkëpunimit për çështje me interes të ndërsjellë, ndër të cilat theksoi përgaditjen e kuadrit inxhinierik, që është me rëndësi për tregun e punës në përgjithësi dhe proceset teknologjike të kompanisë tonë në veçanti.

Bursat janë me vlerë prej 80.000 denarë për një vit akademik. Financimi synohet të zgjasë gjatë të gjitha viteve të studimit, me kusht që mesatarja gjatë studimit të jetë mbi 8.0.

Duke ndarë bursa ShA ESM (CEMV), si kompani me përgjegjësi sociale, ndihmon në krijimin e kuadrit që është veçanërisht aktual në tregun e punës. Kjo praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi jep rezultate gjithnjë e më të mira dhe kontribuon në avancimin e arsimit dhe shkencës.



Të ndryshme
Më shumë