TV LIVE
Nga Vendi
23 February 2023
Nesër në Pallatin e Kulturës në Kërçovë shfaqet filmi "I TRETURI" me regji të Arben Thaçit

Të gjitha mjetet e grumbulluara nga biletat në bashkëpunim me Kryqin e kuq në Kërçovë do të donohen për viktimat nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Filmi është një dramë psikologjike me elemente të luftës që përfshin periudhën e fundit të luftës së dytë botërore. Protagonisti i filmit i luajtur nga aktori Sotiraq Bratko, duke shkruar kujtimet e tij, përpiqet të na zbulojë diçka nga e kaluara e tij e mjegullt, diçka që e fsheh nga njerëzit, gruaja e tij (Eva Alikaj) madje edhe nga vetvetja. Ajo që na zbulon është plot faj, pendim e tmerr që nuk e kanë lënë të qetë për aq kohë sa është izoluar nga bota e njerëzit.

Regjia: Arben Thaçi
Kasti i aktorëve përfshin emra të njohur nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria si: Sotiraq Bratko, Eva Alikaj, Kejdi Ademi, Sokol Monallari, Afrim Muçaj, Sheqerije Buçaj, Selman Lokaj, Blerim Ismani, Arsim Fazlija, Selman Jusufi, Adem Karaga, Refet Abazi, Neritan Liçaj, Enis Murati, etj.

Regjisori Arben Thaçi shfaqen e këtij filmi e ka mundësuar  pa kompensim.
Filmi do të shfaqet më datë: 24.03.2023 ( e premte), nga ora 19:00 & 21:00
Hyrja:100 den
Biletat mund të blihen 2 orë para fillimit të filmit në sportelin e biletave të Qendrës së Kulturës në Kërçovë



Të ndryshme
Më shumë