Pas teje ka ardhur hallë Nazmija me të gjithë familjen, ka ardhur me krushqit e lirisë, ka ardhur me bashkëveprimtarët e Bacës Beqë, për të cilin ti ke qarë shumë.
Kan ardhur rejat e Beqës, që kryesohen nga djali i shumëvuajtur Fatmiri, i cili në atë kohë nuk dihej se ku ishte ndërsa për Ty, ka shkruar Hymne me lot, zemër dhe gjak.
Kan ardhur fëmijët të rinjtë e të rejat që kanë dëgjuar për Ty, Bija jon.

• Ti ke qen ndër shoqet e besueshme, e dashur në vendlindje dhe pran prindërve të babait tënd, të xhaxhait tënd Ruzhdiut dhe pran të tjerëve edhe kur ke ardhur në Zvicër, për t'u bërë krahu Ynë.
• Ti atje përballove të gjitha vuajtjet dhe në fillim u shoqërove me të gjitha veprimtaret, të cilat ishin në atë anë e kudo dhe deri në Suedi.
• Ti bëre detyrat në kuadër të organizatës Lëvizja Popullore e Kosovës, grupi i grave dhe i vajzave.
• Ti me porosinë tonë ishe në Shqipëri me shoqet te Ramiz Alia, kur të tjerë nuk guxonin të hyjnë atje.
• Ti me porosinë tonë ishe në Skandinavi me Gjyle Krasniqin, ishe pranë Xhemile Krasniqit e cila përfundoi jetën e saj me gjith djalin e saj në aksident.

• Ti vuajte shumë, por mbi të gjitha vuajtjet pate rastin tjetër shumë të rëndë gjat sjelljes së Arianës në këtë botë dhe burgosjes së babait tënd, që të goditën rëndë dhe nga ajo ditë ti shkoje drejt dallgëve të vështira të jetës.
Me inciativën e si'vëllaut Fatmir, sot ne fillojmë dhe nderim-përkujtimet vazhdojmë edhe më tutje, atje ku i kemi mbesat, atje ku jan bijat tona dhe gjithë këtë muaj e shpall muaj të nderimit për ty, sepse kemi edhe nderimet e tjera, duke menduar që me mbesën Arianën e Leartën të shënojmë ditëlindjen e 3 Prillit.
Ju falenderoj shumë pjesëmarrës të nderuar.
Në këtë ditë e udhëheq Nëna e Lumes, por në këtë moment ma dha fjalën mua.
Ne do ta mbartim këtë mund tuajin që e keni bërë kurdo për Lumturijen edhe në mërgim përmes Fadilit, nuses së Tij, bijës së tij, që kan qenë dhe mbeten njerëz të përkushtuar, për peshën e Lumturies, për fëmijët dhe çështjen kombëtare.
Tua kthejmë këtë mund Tuajin, këtë mërzi e hall që e bashkëndjeni me ne.
Në gëzime dhe kudo që ndodheni t'Ju prijë e mbara dhe të realizohet dëshira e Bacës Beqë, Ruzhdiut dhe Lumturies dhe Nënave, për bashkim kombëtar.
Patshi fatin e mbarë kudo që të shkoni Ju.
Lamtumirë Lumturie, do vimë përsëri.
5 mars 2023
Kollarë, Kërçovë
Fazli Veliu