TV LIVE
Nga Vendi
16 March 2023
RMV, prej sot çmime më të lira të pastave dhe prodhimeve të qumështit, inspektorët paralajmërojnë kontrolle

Prej sot makaronat në dyqanet në Maqedoni do të jenë më të lira për 15 për qind, kurse produktet e qumështit për 10 për qind, krahasuar me çmimet nga 1 marsi. Këtë e parasheh vendimi për uljen dhe “ngrirjen” e çmimeve të makaronave dhe produkteve të qumështit nga 16 mars deri më 31 maj, të cilin e miratoi pesë ditë më parë Qeveria e RMV-së.

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka sqaruar se prodhuesve dhe tregtarëve u është dhënë pak ditë kohë që të përdorin rezervat dhe t’i përshtatin çmimet me vendimin e Qeverisë.

Çmimet e makaronave dhe shpagetave parashikohet të jenë të “ngrirë” sot në nivelin që ishin më 1 mars, një ulje prej 15 për qind.
Për produktet e qumështit janë ngrirë në nivelin e 1 marsit me një ulje prej 10 për qind.



Të ndryshme
Më shumë