Mbledhja e Këshillit të Xhematit në Myftininë e Kërçovës
Sot realizuam mbledhjen e rregullt të Këshillit të Xhematit të Myftinisë së Kërçovës ku morrën pjesë imamët dhe Këshillat e Xhamive të territorit të Myftinisë së Kërçovës

Mbledhja u hap me lexim të Kuranit Famëlartë nga Neat ef. Sadiku, dhe më pas Myftiu Qamil ef. Rushiti përshëndeti dhe falenderoi imamët dhe Këshillat e Xhamive për aktivitetin e vazhdueshëm për zhvillimin e jetës fetare Islame.
Para të pranishmëve sekretari i Myftinisë Xhemail Ahmedi raportoi për aktivitetet e realizuara për vitin 2022, më pas arkëtari Bejtulla Baftiri raportoi për buxhetin e vitit të kaluar në mënyrë të detajuar rreth të hyrave dhe të dalave.

Gjithashtu, në pikë të veçantë ishte programi i Ramazanit, gjatë të cilit do të organizohen tribuna dhe ligjerata me shumë vizita nëpër Xhamitë e territorit të Myftinisë dhe u diskutua se si të arrijmë efikasitet dhe dinjitet për zhvillimin e jetës fetare.
Allahu i shpërbleftë të gjithë për prezencën dhe kontributin.
______