TV LIVE
Nga Vendi
18 March 2023
Ali Ahmeti: Inkurajova Kryeministrin Kurti për epilog pozitiv të dialogut

Lideri i BDI- së Ali Ahmeti në profilin e tij në Facebook ka shkruar: "Qëndroj në mbështetje të fuqishme të Kosovës në momentet vendimtare në dialogun e saj me Serbinë dhe në të gjitha hapat e mëtejmë për rrumbullakësimin e plotë të shtetësisë së saj në të gjitha nivelet ndërkombëtare.

Këtë ia shpreha sot Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti në takimin që e patëm bashkë në Ohër.

Kosova e pavarur është realitet dhe drejtësi e ardhur në vendin e vet e konfirmuar edhe nga Europa dhe SHBA-të që nuk mund të kontestohet në asnjë mënyrë.

Inkurajova Kryeministrin Kurti për epilog pozitiv të dialogut mbi parimet e proklamuara të njohjes së ndërsjelltë nga ndërmjetësuesit e BE-së që kanë qëllimin e sinqertë të ruajtjes së stabilitetit dhe ardhmërinë europiane të mbarë Ballkanit Perëndimor".



Të ndryshme
Më shumë