Sot, në namazin e Xhumasë, Myftiu i Kërçovës Qamil ef. Rushiti, i shoqëruar nga arkëtari Bejtulla ef. Baftiri të cilët i dorëzuan vendimin për pensionim imamit të deritanishëm Ajdin Xhambazi, i cili afër katër dekada ka shërbyer si imam.

Ajdin efendiut i dorëzuam një dekoratë dhe mirënjohje, duke e lutur Allahun xh.sh. që të ketë shëndet dhe mirëqenie në familjen e tij, ndërkaq, për të vazhduar pozicionin e tij, i dorëzuam Autorizimin imamit të ri Abas Ef. Xhambazit, i cili do të vazhdojë të kryejë punën e imamit në Xhaminë e fshatit Cërvicë, duke i uruar shumë shëndet, mirësi dhe prosperim për të kryer me dinjitet punën e imamit.
