TV LIVE
Nga Vendi
27 March 2023
Ramazan Dini zgjidhet kryetar i degës Rajonale të Forumit Rinot të Kërçovës nga Lëvizja BESA

Sonte në Qendrën për Kulturë në qytetin e Kërçovës, në një atmosferë impozante u mbajt Konventa Themeluese e Degës Rajonale të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA - Kërçovë. Në prezencë të 444 delegatëve dhe delegateve, kryetar i Degës Rajonale u zgjodh Ramazan Dini.

 

I pranishëm në këtë konventë madhështore ishte edhe kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, nënkryetari Fatmir Limani, sekretarët Adnan Azizi dhe Abdush Demiri, kryetarja e Forumit të Gruas Melinda Rashidi, si dhe anëtarë tjerë të kryesisë qendrore.

 

Organizimi i Forumit Rinor do të vazhdojë edhe në qytetet tjera deri në Konventën Qendrore, ku do të zgjidhet kryetari i Forumit Rinor në nivel republikan.



Të ndryshme
Më shumë