TV LIVE
Nga Vendi
29 March 2023
Në Zajaz krijohen deponi të egra, organet kompetente duhet të ndërmarrin masa urgjente

 

Këto pamje filmike të Tv Uskana të gjiruara në disa lagje të fshatit Zajaz, tregojnë realitetin e hidhur të gjendjes ekologjike në hapësirat ku ne jetojmë, por edhe vetëdijen e qytetarëve në raport me kujdesin ndaj shëndetit tonë dhe sistemit ekologjik që e ofron natyra por që dëmtohet rëndë nga njerëzit me ndërgjegje të ulët.

Njerëz të pandërgjegjshëm në këto hapësira kanë krijuar deponi ku janë shkarkuar jo vetëm mbeturina, por edhe materiale ndërtimore, goma të vjetra dhe gjësende të tjera që në asnjë mënyrë nuk duhet të deponohen në vendet e këtilla jo të përshtatshme dhe shumë të dëmshme për popullatën vendore.

Organet kompetente duhet të marrin masa urgjente ndaj kësaj dukurije, të zbulojë dhe të dënojë personat që hudhin mbeturina dhe krijojnë deponi në hapësira të këtilla duke dëmtuar edhe shëndetin e popullatës vendore.

Mbi të gjitha, në ndërprerjen e kësaj dukurie, kontributin për ngritjen e vetëdijes ekologjike duhet ta japë gjithësecili që dëshiron ambient të pastër jetësor, ndërsa institucionet relevante të marrin masa më rigoroze për ato që ndosin pamëshirshëm hapësirat ku ne jetojmë.



Të ndryshme
Më shumë