ShA Centralet Elektrike të Maqedonisë së Veriut dhe Korporata Energjetike e Kosovës Sh.A KEK, sot nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi. ShA ESM (CEMV) është kompania më e madhe publike për prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, e cila siguron rreth 90% të të gjithë prodhimit vendas, me kapacitet të instaluar në termocentrale 824 MW, në hidrocentrale 556,8 MW dhe nga Parku i Erës 36,8 MW, ndërsa KEK-u është kompania më e madhe publike e energjisë elektrike në Kosovë, fushëveprimi i së cilës përfshin nxjerrjen e linjitit të thëngjillit, prodhimin e energjisë elektrike dhe furnizimin me pakicë.
Bashkëpunimi ndërmjet ShA ESM (CEMV) dhe KEK-ut do të jetë në formën e shkëmbimit të njohurive dhe përvojës (know-how) në lidhje me diversifikimin e teknologjive për prodhim, bashkëpunimin profesional, sigurimin e shkëmbimit sa më efikas të energjisë dhe burimeve në lidhje me prodhimin e energjia elektrike përmes optimizimit të prodhimit, përgatitjes së planeve të përbashkëta për tejkalimin e situatave të jashtzakonshme energjetike dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët, me qëllim të sigurimit të furnizimit të pandërprerë me energji elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Kosovës.

Kriza energjetike ndikoi në të dy vendet sepse janë të varur nga importi i energjisë elektrike, dhe për të siguruar prodhim të qëndrueshëm të energjisë elektrike dhe termike gjatë krizës, u bënë përpjekje shtesë për funksionimin efikas dhe të pandërprerë të njësive prodhuese
Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës janë vende fqinje që kanë marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunojnë në një sërë fushash. Duke qenë se kanë sisteme të ndërlidhura energjetike, të dy vendet do të përfitonin nga një bashkëpunim më i gjërë, veçanërisht nëse merret parasysh se përdorin teknologji të ndryshme për prodhim.
Ministria e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, më 16 shtator 2021, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për sektorin energjetik, dhe me këtë Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ShA ESM (CEMV) dhe KEK-ut, do të krijohet një bazë shtesë për bashkëpunim afatgjatë me qëllim të përmirësimit të sigurisë energjetike dhe sigurimit të furnizimt të qëndrueshëm me energji.