TV LIVE
Nga Vendi
15 April 2023
Iftar madhështor i organizuar nga Myftinia e Kërçovës

Në QT Arabella, Myftinia e Kërçovës realizoi iftarin e rradhës me dashamirë, xhematlinj dhe donatorë të Myftinisë së Kërçovës.

Sekretari i Myftinisë së Kërçovës, Xhemail Ahmedi, përshëndeti dhe falenderoi të pranishmit në emër të Myftiut Qamil ef. Rushiti, Shefin e Kabinetit të Reisul Ulemasë hfz. Shaqir ef. Fetai, dr. Abdulkerim ef. Iseni, gjithashtu, një falenderim të veçantë u përçua deri te donatorët e këtij iftari, përfaqësuesit e Ministrisë për çështje Islame, davet dhe udhëzim, aktivitet në kuadër të Programit të Kujdestarit të Haremeve të shenjta, shkëlqësia e tij Mbreti Selman bin Abdul Aziz Al-Saud, program i ndërmjetësuar nga Drejtori për marrdhënie me botën Arabe, z. Ismet ef. Ademi.

Përfaqësuesi i tyre thirri edhe Ezanin në Kohën e Iftarit, ndërsa shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë bëri duanë e Iftarit, njoftojn nga Myftinia e Kërçovës



Të ndryshme
Më shumë