TV LIVE
Nga Vendi
21 April 2023
NË ZAJAZ TEQE SHTROHET IFTAR I PËRBASHKËT

Është shtruar iftar në Fshatin Zajaz Teqe ku për të pranishmit ka pasur edhe lexim të Kuranit dhe Ilahije.

Në njoftimin e dërguar në Tv Uskana nga organizatorët e iftarit thuhet:

Në muajin e agjërimit ngadhnjen e mira kundrejt të keqes, durimi mbi pamaturin, morali ndaj amoralitetit, shpirtërorja ndaj epshores, bashkimi kundrejt përçarjes dhe mbi të gjitha dashuria mbi urrejtjen.

I gjithë sakrifikimi bëhet me qëllim të identifikimit me tiparet e njerëzores dhe të dallojmë nga kafshët, të cilat udhëhiqen nga instiktet.

Përpjekja e bashkimit në një tryezë të përbashkët do të mbetet synim i të gjithë rinisë, e cila pësoj përçarje nga të pabesët që shkatërruan, zbehën dhe tentojnë të zhdukin traditën e manifesteve të përbashkëta që zhvilloheshin në anën e Zajazit.

Çdo fillim e vështirsojnë dashakëqinjtë dhe të prirurit që përmes përçarëjes të ruajnë primatin në shoqëri, por gjithnjë masa vullnetare dhe me shpirtë të padjallëzuar ngadhnjen mbi të keqen.

Në natën e parafundit të agjërimit i përbashkoi tryeza të urtët, të maturit, të devotshmit dhe të pëkushtuarit e besimit më të ndritur.

Me këtë rast falenderoj të gjithë gjeneratat, të cilat i'u përgjigjën ftesës së të Rinjve që të darkojnë bashkë në një natë Iftari, i cili do të bëhet tradicional në krahinën tonë.

Dikurë të parët tonë ndanin kafshatën e vetme, për të kaluar me ngrohtësi dhe bashkërisht këtë muaj të shenjtë e të bekuar.

 



Të ndryshme
Më shumë