TV LIVE
Nga Vendi
2 May 2023
Marrëveshja me “Behtel & Enka”: Sot deputetët në koordinim tek Kryeparlamentari Xhaferi

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, sot duhet të takohet me koordinatorët e grupeve parlamentare, kurse një nga temat pritet të jetë si dhe në cilin Komision parlamentar do të prezantohet marrëveshja Qeveri – Behtel&Enka për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Para disa ditëve, gjatë një brifingu me gazetarë, Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, paralajmëroi se mund të ketë marrëveshje në këtë takim koordinativ, por cështja është nëse me këtë do të pajtohet edhe VMRO-DPMNE-ja, koordinatori i të cilëve, Nikola Micevski, nuk merr pjesë në takimet.

Qeveria paralajmëroi se përfaqësues dhe anëtarë të Komitetit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D do ta prezantojnë dokumentacionin dhe detajet e marrëveshjes, por nga opozita reaguan se deputetët që kanë certifikatë sigurie kanë të drejtë të kenë qasje në dokumentet e cilësuara si “sekret shtetëror”.



Të ndryshme
Më shumë