TV LIVE
Nga Vendi
22 May 2023
MASh: Dëftesat do të merren në kohë

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në kohë do t’i marrin dëftesat për vitin shkollor 2022-2023, gjegjësisht në muajin qershor. Byroja për Zhvillimin e Arsimit tanimë, nën kompetencën e së cilës është zbatimi i procedurës për prokurim të dokumentacionit pedagogjik për shkollat, përfshirë edhe dëftesat, tanimë e realizoi këtë detyrë.

 

Pas dorëzimit të plotë, secila shkollë përcakton në mënyrë individuale datat e dhënies së dëftesave për secilën klasë. Apelojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt pas përfundimit të vitit shkollor, e cila në përputhje me kalendarët për organizimin e punës shkollore zgjat deri më 14 qershor për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme deri më 9 qershor.



Të ndryshme
Më shumë