TV LIVE
Nga Vendi
10 June 2023
Prof. Dr. Arsim Bajrami me kërkesë që të mbështesin të gjithë së bashku kandidaturen e Prof.drJusuf Zejneli për Rektor të Universitetit. 

Prof.dr. Jusuf Zejneli, kandidat për Rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës 

Të nderuar studentë, profesorë, dekan, antarë të Senatit dhe Bordit të USHT-së, udhëheqës të Ministrisë së Arsimit në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut,  ju kërkojë të mbështesim të gjithë së bashku kandidaturen e Prof.drJusuf Zejneli për Rektor të Universitetit. 
Prof.Jusufi, bashkë me Rektorin themelues Prof.dr Fadil Sylejmani  ka kontribuar në themelimin, zhvillimin dhe afirmimin e USHT-së, si një institucion universitar që ka pas rol prijës në edukimin dhe emancipimin e  shqiptarëve, barazinë dhe statusin shtetëformues të tyre  në Meqedoninë e Veriut.
Profesor Jusufin e  njohë që nga fillimi i viteve të 90-ta, si student, aktivist, studentor, asistent, koleg dhe tani dekan i Fakultetit Juridik. Ai është një ekspert dhe udhëheqës i shquar që me pozitivitetin e tij, dashurinë ndajë studentëve dhe kolegëve dhe bashkëpunimin me studentë dhe profesorë do të vazhdojë reformimin e USHT-së dhe integrimin e tij në hapësiren evropiane të arsimit të lartë.
Prof Jusufin e kisha asistent për dy  dekada, e kam mentoruar si magjistrant dhe doktorant dhe jam i sigurtë se ai është i denjë për të ushtruar poziten e Rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës. 

 Arsim Bajrami
Laurat i çmimit Dr. Honoris Causa i Universitetit Shtetëror të Tetovës.



Të ndryshme
Më shumë