TV LIVE
Nga Vendi
10 June 2023
Kryesia qendrore e BDI-së e konfirmoi njëzëri gatishmërinë për marrëveshje me opozitën për ndryshimet kushtetuese.

Duke iu referuar nevojës për të siguruar një të ardhme të sigurt evropiane për qytetarët, për një standard më të mirë jetësor, për mbajtjen e njerëzve në këtë vend, për krijimin e një shoqërie funksionale evropiane; të vetëdijshëm për shansin e madh për anëtarësim të përshpejtuar të vendit në Bashkimin Evropian të krijuar për shkak të zhvillimeve aktuale gjeopolitike, në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të partisë, Bashkimi Demokratik për Integrim rikonfirmoi qëndrimin se për momentin nuk ka prioritet më të lartë dhe çështje më e rëndësishme për shtetin dhe qytetarët se sa përshpejtimi i anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, dhe BDI e vë këtë prioritet para çdo interesi politiko - partiak.

 

Në këtë drejtim, sot BDI, përmes një vendimi unanim të kryesisë, rikonfirmoi qëndrimin për gatishmërinë e partisë që menjëherë të arrihet marrëveshje, me të cilën opozita do të mbështesë ndryshimet kushtetuese që do të hynin në fuqi para mbajtjes së Seancës së Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, dhe BDI do të mbështesë një qeveri tranzitore pa pjesëmarrjen e saj deri në zgjedhjet e ardhshme. Njëherazi, BDI insiston që menjëherë të fillojë procesi i vetingut për të gjitha partitë politike dhe bartësit e posteve publike partiake, në mënyrë që tema e politikës kundër korrupsionit të mos keqpërdoret në politikën ditore; përkundrazi, me të të merren institucionet përgjegjëse, gjë që do të krijonte minimum kredibilitet për proceset e rëndësishme në vazhdim.

 

SHËRBIMI PËR INFORMIM I BDI-së Tetovë, 10 Qershor 2023   



Të ndryshme
Më shumë