TV LIVE
Nga Vendi
21 June 2023
UT:ZGJEDHJET PËR REKTOR TË UNIVERSITETIT TË TETOVËS ZHVILLOHEN PA ASNJË PENGESË, KANDIDATËT E DORËHEQUR KANË QENË TË PËRFSHIRË DHE TË CERTIFIKUAR NË KËTË PROCES

Të nderuar,

E njoftojmë mbarë opinionin publik se procesi për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Tetovës zhvillohet normalisht për faktin se deri në momentin e përgatitjes dhe dorëzimit të materialit zgjedhor në njësitë akademike, kandidatët e dorëhequr kanë qenë të përfshirë dhe të certifikuar në këtë proces, sikundër i kanë caktuar edhe vëzhguesit e autorizuar brenda afatit të parashikuar në kalendar.

Si rrjedhojë, Komisioni ka sjellë vendimin për listën përfundimtare të kandidatëve sipas rendit alfabetik.

Siç jeni të njoftuar, kandidatët tashmë të dorëhequr, i kanë prezantuar platformat e tyre programore, kanë marrë pjesë në debate publike dhe i janë përmbajtur agjendës së këtij procesi.

Ju njoftojmë se Komisioni do ta zbatojë procesin zgjedhor në përputhje me Ligjin, Statutin, Udhëzuesin dhe kalendarin e përcaktuar.

Me respekt,

Komisioni  Universitar i Zgjedhjeve

 



Të ndryshme
Më shumë