TV LIVE
Nga Vendi
1 July 2023
Nga sot hyn në fuqi çmimi i ri i energjisë elektrike.

Qeveria nuk do të tërhiqet nga synimi i saj që nga 1 korriku ta rrisë TVSH-në në faturat e energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël në tregun e rregulluar nga 10 në 18 për qind, ka konfirmuar ministri i Financave Fatmir Besimi.

 

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se pse Qeveria nuk e ka marrë rrymën dhe ende ka TVSH prej 10 për qind, Besimi shtoi se nuk do të ketë ndërhyrje ligjore. Sipas Besimit, janë duke u bërë kalkulime dhe së shpejti do të dihet se cili është efekti i bllok tarifave edhe në TVSH.

 

“Me bllok tarifat, mbështetja e energjisë elektrike synohet për familjet me të ardhura më të ulëta, ku ka program edhe në Ministrinë e Ekonomisë, por edhe në lidhje me bllok tarifat, ata që shpenzojnë më pak marrin çmim më të ulët”, thotë Fatmir Besimi.



Të ndryshme
Më shumë