TV LIVE
Nga Vendi
10 July 2023
Kërçovarja Liridona Useini doktoron në Universitetin e Lajpcigut në Gjermani

Mr. sc. Liridona Useini, me sukses prezentoi dhe mbrojti tezën e Doktoratës përballë komisionit në Universitetin e Lajpcigut në Gjermani dhe fitoi titullin Doktor (Doctor rerum naturalium).

Liridona Useini, shkollën fillore e ka kryer në SHFQ “Rexhë Rushit Zajazi” në Zajaz, ndërsa të mesmen në Kërçovë.

Në vitin 2010, regjistroi studimet në Universitetin e Tetovës, pran Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, ku ju nda çmimi i studentes me suksesin më të lartë  të UT-së, nga FRI në Shkup. Në FSHMN të UT-së, Lirdona kreu edhe studimet e ciklit të dytë, në Tetor të vitit 2018, Liridona  regjistron studimet për ciklin e tretë, në Universitetin e Lajpcigut në Gjermani, ky nën udhëheqjen e Prof. Evamarie Hey-Hawkins merr çmimin e parë për leksionet më të mira të doktoratës me temë: “Sinteza e analogëve karboranil të ilaçit anti-inflamator jo-steroid acid mefenamik”, ku punimi u publikua në tre revista shkencore, dhe për këtë sukses BuildMoNa i ndau çmimin i parë.

Rezultatet e Liridona Useinit janë inkurajuese dhe dëshmi se një numër talentesh shqiptarë kanë arritur të depërtojnë në universitetet më prestigjioze në botë.



Të ndryshme
Më shumë