TV LIVE
Nga Vendi
31 August 2023
DEHARI ME POROSI PËR PRINDËRIT: QËNDRONI PRANË FËMIJËVE TUAJ NË ECURINË E ZHVILLIMIT TË TYRE, INKURAJONI DHE SHTOJUANI BESIMIN E PLOT

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor,Kryetari i komunës së Kërçovës,përmes një postimi në rrjetet ka ururar nxënësit  për fillimin e vitit të ri shkollor

Të dashur mësimdhënës e mësimdhënëse, prindër e nxënës të dashur,
Shtatori shënon fillimin e vitit të ri shkollor, dhe me këtë rast unë Ju dëshiroj një nismë të mbarë, shëndet e suksese pa fund në edukimin e brezave të rinj, nga e cila gjë varet e ardhmja e suksesshme e shoqërisë sonë. 
Në këtë mision të shenjtë, prej Jush kërkohet të jeni të përgjegjshëm, kreativ, praktik e ideator në ndërtimin e rrugëtimit të sigurt të të nxënit të dijes së nxënësve, sepse demonstrimi praktik i dijes teorike është mësim bindës që rezulton me sukses të lartë. Gjithmonë  bëheni motivues për vete e për nxënësit dhe ndiqni njëkohësisht rrugëtimin e aktiviteteve atraktive për t'u dhënë rast atyre të zhvillojnë imagjinatën e vet mëvetësishëm e plot produktivitet. Qëndroni pran dhe në ndihmë të përhershme të nxënësve, zhvilloni projekte e promovime të ndryshme, shtoni frymën e konkurencës e të garimit, shtoni sportivitetin, mëshironi ata me natyrën, zhvilloni mësimin interdisiplinar, rrisni tek ata  vetëdijen për një mjedis të pastër jetësor e shumëçka tjetër që është në të mirë të nxënësve e të shoqërisë. 
Të dashur prindër. 
Qëndroni pranë fëmijëve Tuaj në ecurinë e zhvillimit të tyre, inkurajoni dhe shtojuani besimin e plotë. Kurrë mos i leni në fatin e vetëvetes së tyre e mos shkëputeni tërësisht, sepse ashtu ata mund të qëndrojnë në udhëkryqe enigmash të pazgjidhura dhe ndodh të mos munden ta gjejnë rrugën e duhur të suksesit. Mos harroni bashkëpunimin me mësimdhënësit, sepse duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, do të merrni kënaqësinë të  jeni të informuar me kohë për gjithçka rreth ecurisë së  zhvillimit të fëmijës Suaj!
Të dashur nxënës. 
Jeni vigjilent, të zgjuar në hapin e kohës, të vëmendshëm e me plot ambicie për arritje të mëdha. Kapni me kohë ritmin e mësimit e punën që e keni për sot, mos  e vononi e ta shtyni për nesër. Komunikoni me njëri-tjetrin, parashtroni pyetje për çdo paqartësi, kristalizoni e kthjelloni mendimet, ndërtoni e prezentoni produktin Tuaj duke e shpjeguar arritjen në mënyrë sintetike e analitike. Vlerësoni konkurentët Tuaj, po edhe vetëvlerësoheni duke reflektuar mbi anët e forta dhe ato të dobta. Mu për këtë të dashur nxënës, uroj nga zemra të keni një vit të mbarë, shëndet e suksese pa fund!



Të ndryshme
Më shumë