TV LIVE
Nga Vendi
13 September 2023
Bekteshi: Kemi dorëzuar në Qeveri një propozim-vendim për ndalimin e shitjeve aksionale dhe promocionale nga të gjitha rrjetet tregtare në vendin tonë, i cili do të jetë i vlefshëm deri më 30 nëntor

Ngrirja e çmimeve, siç paralajmëroi ministri Bekteshi, do të jetë me ulje të paktën 10% të çmimeve të të gjitha produkteve ushqimore. “Ministria e Ekonomisë nga sot ka filluar sjelljen e masave, propozim-vendimeve në pjesën e ruajtjes së standartit të qytetarëve.

Analizat e Ministrisë së Ekonomisë, Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave në pjesën e lëvizjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë tregojnë se nuk ka bazëpër rritje të çmimeve të produkteve ushqimore si nga ana e tregtarëve ashtu edhe nga ana e prodhuesve. Të dhënat tregojnë ulje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë në mbarë botën, të cilat kanë një diferencë të madhe me çmimet në vendin tonë, përfshirë çmimet e importit të produkteve, por edhe të lëndëve të para për prodhimin e

produkteve ushqimore bazë. Për këtë arsye mendojmë se ka hapësirë për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në vendin tonë”, tha ministri Bekteshi.

Ministri shtoi se të gjitha llogaritë përfundimtare, veçanërisht të rrjeteve të mëdha të supermarketeve, tregojnë se nuk ka rënie të të ardhurave të tyre, përkundrazi, kanë rritje të të ardhurave nga viti i kaluar, që ishte viti më i vështirë për sa i përket çmimeve. 

“Disa zinxhirë supermarketesh bëjnë një mashtrim me mundësitë për të shitur produkte në aksion, ulje apo fushata. Për t'u bërë të qartë konsumatorëve se cili është çmimi real, tregjet nuk do ta kenë këtë mundësi deri më 30 nëntor dhe do të dihet saktësisht se cili

është çmimi i një produkti të caktuar për të mos mashtruar qytetarët. Me propozim vendim do të dihen çmimet reale dhe sa do të jetë ulja”, tha ministri dhe shtoi se në

periudhën e ardhshme do të ketë ndryshime dhe plotësime shtesë në Ligjin për Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe do të përgatitet Ligji i ri për praktikat e padrejta të tregtisë, ku përveç gjobave për supermarketet për tregtarët të ketë mundësi mbylljeje

dhe ndalimi të veprimtarisë. Një mundësi të tillë e kemi në Ligjin tonë për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe në Ligjin e Tregtisë, theksoi Bekteshi.



Të ndryshme
Më shumë