TV LIVE
Nga Vendi
22 September 2023
Ndërron jetë Musadik Pajaziti i Grupit të Kumanovës

Para pak çastesh ndërroi jetë Musadik Pajaziti, i dënuar për rastin e Kumanovës. Lajmin për vdekjen e tij për TV SHENJA e konfirmoi familja e tij.

 

Ai ishte denuar me 12 vite burg. Pajaziti ishte arrestuar, më 15.11.2015, për ngjarjet që ndodhën më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave.

 

Gjatë qëndrimit të tij në burg, ai disa herë përmes avokatit të tij është ankuar për gjendjen e tij shëndetësore, e disa herë për keqtrajtim rrugës nga burgu për në gjykatë, kur mbahej gjykimi për ta.

 

Musadik Pajaziti ishte atdhedashës dhe ka dhënë kontribut të madh në luftën e vitit 2001.



Të ndryshme
Më shumë