Më 2 tetor 1991, 32 vite më parë, u themelua Shkolla e Mesme “DRITA” në fshatin Llapkidoll, ku Dr. Ilmi Veliu - historian u emrua drejtori i parë i sajë.
“Edhepse policia dhe komandanti i saj në stacionin policorë në Zajaz, në atë kohë, kërkuan disa herë që të mbyllet shkolla, ne e vazhduam punën me kokëfortësinë më të madhe. Falënderime, respekte dhe nderime, për të gjithë ata që kontribuan në çfarëdo lloj forme qoftë ajo; morale, fizike e finansiare, e sidomos për gyrbetëçarët që aqë shumë ndihmuan për realizimin e atij projekti gjigand, historik,e kombëtar, për kohën e momentin në të cilin ndodhi ajo ngjarje e paharruar”- shprehet drejtori i parë i SHM “Drita” - Llapkidoll, Kërçovë, prof. Ilmi Veliu.
Misionin e saj, Shkolla e Mesme “DRITA” e kreu në mënyrën superiore dhe të shkëlqyer. Themelimi i kësaj shkolle e detyroi pushtetin e atëhershëm që për fillim nxënësit dhe profesorët të kalonin në kuadër të shkollës ekzistuese “Mirko Mileski” - në qytetin e Kërçovës, e që më vonë pushteti i asaj kohe të bindet dhe të lejojë që shkolla e dikurshme “DRITA” të legalizohet dhe shqiptarët të vazhdonin mësimin në shkollën e mesme në gjuhën shqipe dhe nxënësit t’i merrnin dëftesat me emrin SHKOLLA E MESME KOMUNALE “DRITA” - KËRÇOVË.
Burimi i këtij shkrimi: Dr.Ilmi Veliu
Shkruan: Dr. Kujtim Kasami