TV LIVE
Nga Vendi
13 October 2023
Ekspozitë “Punëtoria rinore e qeramikës”

unëtoria rinore e qeramikës e cila këtë vit për të 9-ën herë me radhë organizohet nga INQK "Koço Racin"-Kërçovë me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës të RMV, kryesisht ka për qëllim që në zonat rurale të territorit të vendit tonë, përmes një projekti kulturor dhe edukativ si ky të përcjellë trashëgiminë e pasur kulturore të qeramikës tek popullata e re. Ky projekt është realizuar në fsh. Vraneshticë në punëtorinë e qeramikës së mjeshtrit Sllobodan Stoleski. Pjesa më e madhe e produkteve qeramike prodhohen në rrotë poçari mekanike, në forma të ndryshme. Këtë vit për herë të parë patëm një mysafire nga jashtë vendit, me të cilin ky projekt dalëngadalë po tenton të marrë karakter ndërkombëtar. Përveç profesoreshës Jasmina Pejcic nga R. e Serbisë, e cila ishte e pranishme, ftuam edhe qeramistët nga R. e Shqipërisë dhe R. Turqisë të cilët fatkeqësisht nuk mundën të merrnin pjesë këtë herë.

Punëtoria rinore të qeramikës, e cila mbahet në fshatin e bukur të qeramikës në Vraneshticë, në afërsi të Kërçovës, ku edhe sot e kësaj dite ruhet dhe kultivohet ky zanat thuajse i harruar. Përveç arkitekturës së vjetër të fshatit, e cila përbëhet nga shtëpi të bukura prej guri, ruhen punishtet e qeramikës ku krijohen punime qeramike në mënyrë tradicionale.

Me ndihmën e rrotës së poçarit, mjeshtrit nga Vraneshtica krijojnë punime të zbukuruara me dezene tradicionale të cilat i pjekin në furra me dru për pjekjen e qeramikës.

Ideatori i Punëtorisë rinore të qeramikës, Filip Fidanovski, ideoi këtë projekt, jo vetëm si edukativ por edhe multikulturor, ku në bashkëpunim me qendrën e kulturës dhe shkollat ​​e mesme nga Kërçova, nxënësit e të cilave janë të nacionaliteteve të ndryshme, zhvillojnë bashkëpunim i cili vazhdon prej nëntë vitesh dhe është mjaftë frytdhënës.

Kombinimi i traditës dhe të menduarit modern përmes kultivimit të trashëgimisë kulturore ka dhënë rezultate të shkëlqyera. Gjimnazistët e rinj mundën të njihnin në mënyrën më të mirë të mundshme zanatin tradicional të bërjes së punimeve prej qeramike në rrotën e poçarit. Në bazë të skicave që përgatitën fillimisht dhe me ndihmën e përzemërt të mjeshtrit Sllobodan, nxënësit krijuan forma të ndryshme qeramike të përdorshme si pjata, vazo, ibrikë si dhe skulptura kreative të lira. Ishte një kënaqësi e vërtetë të shihje se si mjeshtri Sllobodan i realizonte me lehtësi virtuozi format në rrotën e poçarit, por duke ju mundësuar edhe nxënësve të përpiqeshin vetë të bënin ndonjë formë.

Ky projekt ka potencial të madh dhe shpresoj që në të ardhmen do vazhdojë të zhvillohet përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.



Të ndryshme
Më shumë