Profesori universitar, Afrim Osmani për arritjet në shkencë dhe arsim ka fituar edhe një çmim tjetër të rëndësishëm, kësaj radhe, Osmanit i ndahet çmimi shtetëror “23 Tetori”
Përveç prof. Afrim Osmanit, çmim për arritjet në shkencë dhe arsim do ti ndahet edhe ekipit të mjekëve që realizuan transplantin e mëlçisë, mjekëve Zoran Karaxhov, Svetozar Antoviq, Beti Todorovska, Tatjana Spirovska dhe Maja Mojsova Mijovska.
Për arritje në fushën e kulturës dhe artit, çmimi do ti ndahet Robert Jankulovski dhe Bllazhe Minevskit, shkrimtar.
Çmimi “23 Tetori” ndahet për arritje afatgjata në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, trashëgimisë kulturore-historike.

Çmimi do t’u dorëzohet fituesve më 23 tetor 2023 në ora 12:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.