Personi i parë i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, në një intervistë në emisionin “Kod” të TV Telma tha nuk ka gjasa të përfundojnë punimet në autostradën Kërçovë-Ohër.
Sipas tij, urat janë përfunduar, por rrëshqitjet e dherave kanë krijuar probleme të mëdha dhe gjëja tjetër që duhet bërë është gjetja e një zgjidhjeje për rehabilitimin e gjendjes në këtë terren.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (NJPDP), Ejup Rustemi, thotë se me projektimin e parë të rrugës ka pasur probleme, gjegjësisht ka pasur problem me pjerrësitë që nuk janë projektuar siç duhet, kështu që në vitin 2018 projekti është dashur të pësojnë ndryshime. Problem shtesë është se shteti nuk e ka përfunduar plotësisht në kohë procesin e shpronësimit.
Raporti i ri i punës i NP “Rrugët e Shtetit” të Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, tregon se deri në fund të vitit të kaluar tashmë ishin shpenzuar rreth 450 milionë euro për këtë aks rrugor ende të papërfunduar dhe që afati i fundit për të kryer është fundi i këtij viti, pra edhe më pak se dy muaj.
“Gjithsej 447,383,985 euro të realizuara (nga situata e 62-të), që është 66 për qind në raport me 598,074,670 euro”, shkruhet në raportin e ndërmarrjes publike.