Një Delegacion nga Bfi- ja sot qëndruan në vizit urimi në Myftininë e Strugës, ato u pritën nga Myftiu i Strugës h.Adi ef. Murtishi me administratën, delegacion nga Rijaseti i BFI-së ishte në përbërëje nga sekretari gjeneral Irsal ef. Jakupi, dr. Qenan ef. Ismaili (myfti i Shkupit), dr. Selver ef. Xhemaili (myfti i Tetovës), Mr. Qamil ef. Rushiti (myfti i Kërçovës), Sabaudin ef. Zendeli (myfti i Gostivarit), Amit ef. Rasimoski (myfti i Manastirit), Nasir ef. Rexhepi (myfti i Shtipit), Xhunejt ef. Jashari (myfti i Resnjes), Samet ef. Ajdari (myfti i Ohrit).

Qëllimi i vizitës ishte për tja uruar postin e ri si Myfti i Myftinisë së Strugës, duke ia përcjellur dhe urimin e kryetarit të BFI-së Reisul ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai si dhe anëtarët e tjerë të rijasetit dhe duke i dëshiruar suksese dhe bashkëpunim të ngushtë në organizimin e jetës fetare. Në emër të të gjithëve sekretari gjeneral Irsal ef. Jakupi i bëri dhe një dhuratë modeste simbolike, shkruajn nga zyra për informim e Myftinisë e Strugës.
