TV LIVE
Nga Vendi
26 November 2023
Grubi: Një hap më afër realizimit të vendkalimeve të përbashkëta me Republikën e Kosovës!

Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi sot në rrjetin social facebook ka shkruar se në seancën e fundit të Qeverisë miratuam tekstin e propozim ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendkalimet e përbashkëta kufitare:

“Bllacë – Han i Elezit” dhe
“Jazhincë – Glloboçicë”

Presim që në seancën e rradhës të Kuvendit të ratifikohet kjo marrëveshje historike që do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve të vendeve tona dhe do të përforcojë raportet ekonomike, ka shkruar Grubi



Të ndryshme
Më shumë