TV LIVE
Nga Vendi
29 November 2023
KËSHILLTARI KOMUNAL NGA RADHËT E LDP-SË NË KËRÇOVË : ME "FLAMUROT" TREGUAT SE AKOMA NUK JENI RRITUR

Këshilltari komunal nga rradhët e LDP-së në Kërçovë, Igor Stojanoski i cili njëherit është në koalicion me BDI-në,  nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar për organizimet për shënimin e Ditës së Flamurit në Kërçovë, duke i rikujtuar se e kan tepëruar me Flamurin, se duhet të fillojn të respektojn ligjet në mënyrë të barabartë për të gjithë, të fillojn të presin radhë para institucioneve dhe të parkohen në mënyrë të rregull.

Postimi në Facebook nga Igor Stojansoki:

“Hej, shok dhe miq shqiptarë! Abe shoqërin tonë, bashkëjetesën, nuk naj përbëjnë flamujt dhe simbolet. Me "Flamurot" treguat se ala nuk jeni rritur. Tregoni se ende nuk e jeni gjetur në shoqërinë maqedonase, edhe pse në shum institucione ju jeni kryesorët. I nxitët edhe njerëzit tuaj me patriotizëm të tepruar, të largohen nga ky shtet. Ndaluni dhe filloni ta respektoni flamurin maqedonas si tuajin, të respektoni ligjet në mënyrë të barabartë për të gjithë, filloni të prisni radhë para institucioneve dhe të parkoheni në mënyrë të rregullt, dhe vetëm atëherë  gjithë së bashku të ecim përpara së bashku në Europë. Të bashkuar,  duke kuptuar dallimet, kulturat dhe traditat e njëri-tjetrit. Gjëja më e madhe në jetë është të respektosh tjertërin. Mbaruan kohërat  e patriotizmit dhe bashkimeve kombëtare. Ne jemi në rrugën për në Europ dhe t mos vendosini frena dhe të dërgoni sinjale të këqija.

Gezuar festen !, ka shkruar Stojansoki



Të ndryshme
Më shumë