Në Qendrën për Kulturë në Kërçovë nxënësit e SHF "Sande Shterjoski" ngritën në skenë shfaqjen Nata e vargjeve "Mësojmë apo luajmë?!?" me regji dhe skenar nga Rrahim Ramadani, ndërsa ,me tekst të dramaturgut Qamil Aliu.
Shfaqja “MËSOJMË APO LUAJMË” flet për një grupë fëmijësh, nxënës të një shkolle të cilët luajnë lojëra të ndryshme por këtë herë meqë ndodhen edhe para festave gjithë-kombëtare të Nëntorit fillojnë të diskutojnë mbi atë që ata dinë për këto festa sa janë të informuar për ngjarjet historike dhe kush janë heronjtë tanë.
Në rol luajtën:Agnesa Sadiku, Adela Selimi, Lirim Selimi, Vesa Mustafa, Uskana Ajdini, Ledijon Zendeli, Gerta Xhemaili, Bleart Lika, Jon Mehmeti, Genar Sadiku,Agnesa Imeri,Ronia Geci, Fationa Ahmeti, Tarik Emini, Shpëtim Mahmudi.
Aktiviteti u organizua nga Qendra e kulturës Kërçovë financuar nga Ministria e kulturës së RMV.