TV LIVE
Nga Vendi
2 December 2023
OH KALLIRI I MIRËSISË NË KËRÇOVË NDAU DRU PËR NGROHJE PËR FAMILJET NË NEVOJË

Për të katrin vit me radhë OH Kalliri i Mirësisë ka zhvilluar aksionin dimëror, me çka kanë ndarë dru për ngrohje për 100 familje në nevojë në Kërçovë.

Gjithashtu gjatë këtij aksioni humanitar janë ndarë edhe pako me produkte ushqimore për familjet në nevojë, tha kryetari i Kallirit të Mirësisë në Kërçovë Muhamet Mehmedi, i cili shtoi se ky aktivitet humanitar realizohet në partneritet me islamik relievin zyrën në Shqipëri dhe Kosovë.

Projekti është mbështetur edhe nga donatorë kërçovarë si shoqata humanitare e fsh.Cërvicë dhe donatorë të tjerë, për të cilët kryetari i OH Kalliri i Mirësisë në Kërçovë Muhamet Mehmedi shrpehu mirënjohje duke shpresuar se me këtë aktivitet humanitar do të ndihmojnë sadopak  familjet në nevojë

Muhamet Mehmeti kryetari i OH Kalliri i Mirësisë në Kërçovë ka falenderuar edhe aktivistët e e kësaj organizate të cilët në mënyrë vullnetare japin gjithmonë përkrahjen e tyre për aktivitetet humanitare të kësaj organizate.

Aksioni për dhurimin e druve për ngrohje për familjet në nevojë është zhvilluar gjatë dy ditëve duke u ndarë në ekipe në të gjithë teritorin e Komunës së Kërçovës



Të ndryshme
Më shumë