Ish-myftiu i Tetovës Qani Nesimi, i rrethuar nga disa hoxhallarë, sot ka mbajtur një konferencë për media, nga ku ai thot shkarkimi i tij nga ana e Bashkësisë Fetare Islame apo më saktësisht nga kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu, është i padrejtë, antikushtetuese dhe antiligjore.
Me zë të lartë dhe tejet i nervozuar, Nesimi ka akuzuar edhe Komunën e Tetovës lidhur me një kontekst pronësor.
Lidhur me këtë Komuna e Tetovës ka menjëherë ka reaguar ndaj akuzave të ish myftiut të Myftinisë së Tetovës, përcjell TetovaPress.
Nga Komuna e Tetovës thonë se akuzat janë të pavërteta dhe shërbejnë për politikë ditore.
"REAGIM LIDHUR ME DEKLARATËN E MYFTINISË SË TETOVËS
Për hir të qartësimit të opinionit publik duam që të theksojmë se prona të cilës i referohet Qani Nesimi në konferencën për shtyp të mbajtur më datë 05.12.2023, ku akuzon Komunën e Tetovës dhe duke vënë theksin edhe tek udhëheqësia aktuale nuk është e vërtetë dhe thjeshtë është shpifje dhe shërben për politikë ditore nga ana e tij.
Realiteti i kësaj çështjeje është kështu:
Prona i është kthyer BFI-së në bazë të vendimit për denacionalizimin me nr.17-224/2 të datës 05.05.2023. Ky është vendimi në bazë të të cilit Ministria e Financave - Komisioni për Denacionalizim, ku BFi-së i kthehet tokë në pronësi prej 833 m2. parcelë kadastrale 2585/1, KK Tetovë 1 dhe e njëjta është regjistruar me datë 12.07.2023 me fletëpronësi nr. 112846.
Objekti që gjendet në këtë parcelë, është legalizuar nga ana e ish kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në vitin 2016 me aktvendim të plotëfuqishëm (nr.23/1928/5) dhe në të njëjtën kohë objekti ka kaluar në përmbarues për shkak të borxhit të pashlyer nga NPK-ja, ndaj një kompanie e cila e ka realizuar lëndën përmes përmbaruesit.
Akuza drejtuar udhëheqësisë aktuale janë të pabaza. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, edhe përkundër vullnetit të mirë, për të zgjidhur këtë çështje është e pamundur të zgjidhet, për shkak të keqmenaxhimit nga ana e udhëheqësisë së kaluar të Komunës së Tetovës, të cilët nuk kanë respektuar asnjë procedurë ligjore.
Edhe njëherë e theksojmë se Komuna e Tetovë do të vazhdojë të angazhohet për të mbrojtur interesat e qytetarëve me përgjegjësi dhe integritet.", thonë nga Komuna e Tetovës.